Tragjike në Berat/ Po pastronin pusin dhe asfiksohen nga gazi, vdes i moshuari me dy nipërit...u bllokuan për rreth 30 minuta në thellësi (VIDEO)

BERAT- Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në familjen Hoxha. Fillimisht ka hyrë në pus, 75 vjeçari Kamber Hoxha i cili po përpiqej të rregullonte shkallët e pusit 10 metra të thellë. Ai është asfiksuar nga gazi dhe ka kërkuar ndihmë. Për ta shpëtuar ka hyrë në pus nipi, Gentian Golashi 44 vjeç. As ai nuk ka mundur të dalë i gjallë prej andej....

Më pas ka hyrë nipi i dytë Neim Hoxha 46 vjeç, i cili u nxor nga zjarrfikëset në gjendje të rëndë, por ndërroi jete rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikëset dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes rreth 40 minuta pasi ishin njoftuar nga familjarët. Drejtori i policisë së Beratit tha për mediat se ishte e pamundur shpëtimi i tyre. Ndërsa një grua, e afërme e familjes Hoxha shprehet mes lotësh se jemi rritur në një familje.

Kamber Hoxha e kishte marrë në shtëpi për ta rritur djalin e motrës, Gentian Golashin, i cili kishte mbetur jetim, por fatkeqësisht mbeten të vdekur në pus, bashkë dhe me nipin tjetër, djalin e vëllait të 75- vjeçarit. Report Tv sjell video nga vendi i ngjarjes dhe nga momenti tragjik i nxjerrjes së trupave të pajetë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:23
3 viktima në Berat/ E moshuara mes lotëve: O bir si ike kështu, more të rinjtë o bir! S'po na mban vendi

Në një intervistë për Report Tv, një nga fqinjët, mes lotëve ka mundur të tregojë shumë pak nga ngjarja e rëndë.

"O bir, bir, si ike kështu o bir, more dhe të rinjtë o bir! S'na mban vendi. Jemi rritur në një familje, hanim pinim tok", tha e moshuara.

Ora 10:21
Policia jep njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë në Berat

Policia e Beratit ka dhënë informacion zyrtar mbi ngjarjen e rëndë ku humbën jetën tre persona.

"Babai ka hyrë i pari 75-vjeç dhe pastaj kanë hyrë për ta shpëtuar djali dhe nipi për ta shpëtuar pa kuptuar se është mungesë totale oksigjeni! Pavarësisht përpjekjeve, të tre arritën në spital pa shenja jete! Është një rast fatkeq, ne do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore, nesër do marrim masat e duhura për të respektuar edhe rregullat e COVID-19, Për të mos pasur fatkeqësi të tjera", njofton drejtori i policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj. 

Ora 10:06
VIDEO/ Momenti tragjik kur nxirret pa shenja jete nga pusi një nga viktimat në Berat

Report Tv sjell video nga momenti tragjik, kur një nga viktimat është nxjerrë i pajetë nga pusi. Siç shihet në video, në vendngjarje janë forca të shumtë policie, zjarrfikëse, por edhe banorë të lagjes.

Ora 09:50
Berat/ U nxor nga pusi me shenja jete, ndërron jetë në spital! Shkon në tre numri i vikimave

1588837280_pusi1.jpg

U nxor nga pusi me shenja jete, ndërron jetë në spital Neim Hoxha. Shkon në tre numri i viktimave. 

Ora 09:39
Po pastronin pusin, shkon në 2 numri i viktimave

Nxirret i pajetë trupi i Kamber Hoxhës! Shkon në 2 numri i viktimave.

Ora 09:35
Po hapnin pus për vaditje në Berat/ Një person nxirret i vdekur, një tjetër me shenja jeta

Një person është nxjerrë i vdekur nga pusi, e ndërsa tjetri me shenja jete i cili është dërguar me urgjencë në spital. Gazetar i Report Tv bën me dije se Gentian Hoxha ka humbur jetën, ndërsa Neim Hoxha ka shenja jete. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 07/05/2020 21:17

    Nuk behen keto pune fshatce,,,hapja e pusit eshte zanat,,therrisni ata qe jane zanatcinj,,pusaxhite....nuk eshte hera e pare,,ngushellime,,..

    Përgjigju
  • Altin: 07/05/2020 11:32

    Nuk ka ditë të mos shuhen 3-5-7-10 shqiptare nga atentatet, aksidentet, mendja e kokes etj

    Përgjigju
  • Kafsha: 07/05/2020 11:30

    Po ai fshatari njeriu i egër si u bertet gazetareve? Imagjinoni ç farë toni në zerin e tij tamam si tek filmi Planeti i Majmuneve. Njeri i eger vetem se ka vene nje kapele, nje xhakete e nje pale kepuce.

    Përgjigju
  • Erik: 07/05/2020 11:29

    Tragjike, ngushellime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023