BERAT-Policia ka zbardhur vjedhjen e një banese duke arrestuar autorin, i cili grabiti 3 milionë lekë. Ermal Xhafa 34 vjeç, sipas policisë është autor i vjedhjes së banesës së 37-vjeçarit me inicialet I.N.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Uznovë, ku Ermal Xhafa hyri nga dritarja e banesës duke marrë shumën prej 3.000.000 lekësh. Por policia ka zbardhur ngjarjen duke e arrestuar, ndërsa është sekuestruar edhe shuma e vjedhur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Vjedhje", parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal.
/Shqiptarja.com

Lekët e sekuestruara
d.b/shqiptarja.com