Berat, i riu u gris fletëpalosjet 4
vajzave të PD, Halimi: Akt banditesk

Berat, i riu u gris fletëpalosjet 4<br />vajzave të PD, Halimi: Akt banditesk
URA VAJGURORE -Katër vajza, pjesë e FRPD kanë denoncuar në komisariat se një person 28-vjeç u ka grisur fletëpalosjet, të cilat po i shpërndanin.
 
Pas ngjarjes, vajzat kanë depozituar kallëzimin, ndërsa policia ka marrë në pyetje autorin duke nisur hetimet.
 
Për ngjarjen ka reaguar edhe deputeti i PD, Halimi, i cili u bën thirrje forcave politike të dënojnë ashpër aktin.
 
Sipas tij një punonjës i baskisë, është ai që ka sulmuar të rinjtë e FRPD, teksa po shpërndanin programin e Bashës.
 
Eduard Halimi garon për një mandat deputeti në qarkun e Beratit në zgjedhjet e 25 qershorit.
 
Njoftimi i policisë
Më datë 21.06.2017, në  Komisariatin e Policisë "Ura Vajgurore",  janë paraqitur 4 shtetase  dhe kanë bërë kallëzim për shtetasin A.K 28 vjeç, banues në Urë Vajgurore.
 
Në bazë të kallëzimit dhe të pretendimeve të 4 shtetaseve,  dyshohet se shtetasi A.K u ka grisur fletëpalosjet të cilat kanë qënë duke i shpërndarë si dhe ka debatuar me njërën prej tyre konkretisht me shtetasen K.A, 22 vjeçe, banuese në Urë Vajgurore.
 
Menjëherë pas kallëzimit të marrë, shtetasi A.K,  është shoqëruar nga Policia  në ambjentet e Komisariatit të Policisë Ura Vajgurore.
 
Materialet për këtë ngjarje do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, në ngarkim të shtetasit A.K, për veprën penale "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrësve në zgjedhje", parashikuar nga neni 329 i Kodit Penal.

 
Denoncimi i Eduard Halimit
Agresohet forumi rinor ne Ure Vajgurore, agresorin e pret perballja fatale me ligjin.
 
Forumi rinor I PD ne Ure Vajgurore sot eshte perballur me nje bandit, punonjes te Bashkise I veshur me pushtet gjate kohes qe shperndanin planin e Lulzim Bashes.
 
Kallzimi eshte depozituar ne policine e shtetit ku isha personalisht dhe pres reagimin e saj te menjehershem qe se bashku me prokurorine te perballin me gjithe fuqine e ligjit, banditin agresor.
 
I bej thirje forcave politike te denojne ashper aktin banditesk te agresorit dhe ti bashkohen thirjes ndaj organeve te ligjit per te perballur banditin me gjithe fuqine e ligjit.



dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë