Një person i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim, është arrestuar këtë të premte nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat.

Report Tv raporton se bëhet fjalë për A.V., 25 vjeç, banues në Goriçan.

Kapja dhe ndalimi i  25-vjecarit u bë pasi Gjykata e shkallës së parë Berat ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.