Policia e Beratit ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga një person. Mësohet se është arrestuar shtetasi Sajmir Kapllani, 25 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Ura Vajgurore, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi V.Rr, 20 vjeç, banues në Kuçovë.
/Shqiptarja.com
Arrestimi i shtetasit Sajmir Kapllani u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë i është gjetur 35.5 gramë e dyshuar lëndë narkotike "Cannabis Sativa". Ky shtetas pretendon se e kishte blerë lëndën narkotike tek shtetasi V.Rr, i cili u shpall në kërkim nga policia.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit V.Rr, policia gjeti dhe sekuestroi edhe 189 gramë e dyshuar lëndë narkotike "Cannabis Sativa". Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.
d.c./shqiptarja.com



