Një kamion i ngarkuar me lëndë drusore ka rrëshqitur nga traseja e rrugës dhe ka përfunduar në një kanal, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Poshnje, në aksin rrugor Berat – Lushnje kur automjeti tip kamion Benz me targë AA 168 IS që ka qenë i ngarkuar me lëndë drusore dhe nga lagështira e krijuar nga reshjet e shiut por edhe pesha e druve ka devijuar duke humbur kontrollin.
Kamioni është batuar dhe ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës por fatmirësisht pa shkaktuar lëndime tek shoferi.
Për nxjerrjen e kamionit nga kanali është dashur ndërhyrja e një vinçi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com