Berat, kandidatet gra bashkë
për demokraci të barabartë

Berat, kandidatet gra bashkë<br />për demokraci të barabartë
Promovimi i vajzave dhe grave kandidate ka qënë qëllimi i një tryeze të rrumbullakët që bëri bashkë kandidatet e forcave të ndryshme politike.

Nisma e Rrjetit të grave Barazi në Vendimarrje vuri përballë kandidatet gra dhe përfaqësues të shoqërisë civile, OJF-ve dhe gazetarë, për të diskutuar për mundesi reale perfaqesimi gjatë proçesit të zgjedhjeve.

Liljana Bici, përfaqësuese e Rrjetit të Grave Barazi në Vendimmarrje për Beratin, tha se Kandidatët gra dhe burra duhet të kenë mundësi të barabartë përballë elektoratit.

“Nëpërmjet këtij projekti ne synojmë që jo vetëm të kemi qytetari më aktive, por t'i krijojmë mundësinë kandidateve gra dhe vajza që të shprehen përballë elektoratit duke u vënë përballë shoqërisë civile...”, u shpreh Bici.

“Kuotat numra apo vlera” ishte ky diskutimi kryesor i takimit, e lidhur fuqizimin e pozicionit të gruas në politikë. 

Barazi në Vendimarrje është një rrjet grash aktive nga partitë politike, Shoqëria Civile dhe media, që synojnë mundësi të barabarta përfaqësimi të grave në vendimmarrje.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?