BERAT- Drejtori i policisë së qarkut të Beratit, Muharem Furriku, ka deklaruar sot se policia është plotësisht në gatishmëri për të përballuar detyrat e saj në këtë moment zgjedhor e deri pas tyre. Furriku ka njoftuar në një konferencë për shtyp se policia e qarkut ka hartuar një plan veprimit të studiuar të ndarë në katër faza: Faza e parë është ajo përgatitore; e dyta, fushata zgjedhore, e treta, dita e votimit, që kërkon gatishmëri maksimale për të garantuar qetësinë dhe e katërta, faza e përfundimit të votimit ku materialet zgjedhore do të dërgohen në qëndrat e numërimit
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)











