Burime pranë Repartit të Zjarrfikëses dhe Shpëtimit në këtë qytet bënë me dije se rreth orës 15:30 të mesditës së sotme është marrë informacioni për një makinë të rëndë në lum.
Menjëherë forca të këtij reparti si dhe të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se ka qenë një mjet tip Benz, i cili ndërsa udhëtonte nga fshati Drobonik drejt qytetit të Beratit ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në lum, në afërsi të lagjes “Goricë”.
Në çastin e rënies së mjetit në ujë drejtuesi mësohet se ka mundur të dal prej makinës dhe është nxjerr nga ujërat e lumit nga forcat e zjarrfikëses dhe shpëtimit. Ndërkohë që mjeti i tij tip Benz, me targa AA:226 CU, mësohet se është marrë nga rrjedha e lumit duke përfunduar disa metra larg drejt hyrjes së qytetit.
Drejtuesi i mjetit Luan Sula, i cili udhëtonte i vetëm në mjet mësohet se kish humbur kontrollin dhe doli nga rruga duke përfunduar në lum, por fatmirësisht pa marrë lëndime të mëdha.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)