BERAT- Një 25-vjeçareje së bashku me djalin e saj 6-vjeç u është ndërprerë jeta në mes, si pasojë e një aksidenti tragjik të regjistruar mesditën e sotme në qendër të qytetit të Beratit. E reja, Klaudia Xhaferaj sapo kishte marrë djalin e saj nga shkolla dhe po ktheheshin në shtëpi, por për fat të keq makina me të cilën po udhëtonin përfundoi në Lumin Osum.

Report Tv sjell videon nga momenti i aksidentit, ku shihet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar nga e reja. Kjo  pasi makina  tip ‘ML’ me targa AA 515 CA me të cilën po udhëtonte e reja, ka hyrë në parakalim, e në tëntativë për të shmangur kamionin ka devijuar, duke përfunduar në lumin Osum, pa frenuar aspak. 

Aksidenti ka ndodhur në orën 14:00 dhe kanë qenë qytetarët të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për t’u dhënë ndihmën e parë, por për fat të keq kjo tentativë ka rezultuar e dështuar pasi nënën dhe djalin i nxorën nga makina pa shenja jete. Rreth 30 minuta, qytetarët kanë bërë të pamundurën që të shpëtojnë nënën dhe djalin, por pa rezultat. Ato kanë thyer xhamin e makinës duke nxjerrë trupin e fëmijës, dhe më pas ndërhynë për të nxjerrë edhe nënën, por për fat të keq nuk dhanë asnjë shenjë jetë.

Bashkëshorti dhe babai i djalit, ishte emigrant në Angli, por kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në vendlindje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:34
Del VIDEO e re  nga aksidenti tragjik në Berat/ E reja ishte në parakalim, devijoi për të shmangur kamionin, por përfundoi në lumë

Një video tjetër nga aksidenti tragjik në Berat ndihmon për të kuptuar se si ka ndodhur aksidenti. E reja ishte futur në parakalim, aty i ka dalë përballë kamioni dhe në tentativë për të devijuar rrugën ka humbur kontrollin duke përfunduar në lumë. Për rrjedhojë, humbën jetën nënë e bir, 25 dhe 6 vjeç.  

Ora 15:26
VIDEO/ Ja momenti kur nëna dhe djalin përfundojnë në Osum! Kangjellat ‘si prej letre’, s’ndaluan aksidentin tragjik

Në videon e siguruar nga Report Tv duket qartë se si ka ndodhur aksidenti. Ajo që vihet re është se kangjellat e vendosura mbi urë nuk e kanë ndihmuar që të mos përfundojë në lumë.

Ora 15:16
Aksidenti tragjik në Berat/ Nëna sa kishte marrë djalin nga shkolla, 6-vjeçari i ulur në sexholino

1656334731_Sequence03.00010121.Still023.jpg

Report TV ka mësuar detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Berat. Viktima është identifikuar si Klaudia Xhaferaj 25-vjeç nga Berati, teksa po kthehej së bashku me djalin e saj nga shkolla. Fëmija ka qenë i ulur në sexholino,  thonë burime për Report Tv. 

Ora 14:58
Berat/ Nëna me fëmijën përfundojnë në lumë, momenti kur qytetarët tentojnë t’i nxjerrin nga makina (VIDEO)

 

Report Tv sjell pamje nga momenti kur qytetarët janë futur në lumë për të shpëtuar nënën dhe fëmijën e saj, por për fat të keq kjo tentativëë e tyre nuk rezultoi e suksesshme.