Nisma e Bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e qytetit ka nxitur edhe qytete të tjera për të mbjellë pemë. Në Berat drejtoria e shkollës "Kristaq Capo," me ndihmën e mësuesve të cilët vetëfinancuan fidanët e pishave, filluan mbjelljen e tyre përgjatë lumit Osum.
Kështu Drejtoria e shkollës,"Kristaq Capo," bashkë me nxënësit ndërmorën një aksion për mbjelljen e fidanëve pisha. Kanë qenë vetë mësuesit dhe nxënësit, të cilët kanë kontribuar e mbledhur një shumë të hollash dhe kanë blerë 37 fidanë për t'i mbjellë në qytetin e tyre.
Drejtoresha e shkollës Yllka Rama tha: “Do të vazhdojmë të mbjellim në çdo cep të qytetit të Beratit sepse kështu mund t’i japim gjallëri natyrës dhe ambientit ku jetojmë”. Fidanët u mbollën përgjatë bregut të lumit Osum, i cili deri më sot nuk ka pasur asnjë pemë të mbjellë në brigjet e tij.

Komente
