Mali i Tomorrit nuk do të shfrytëzohet më nga askush që kërkon të pasurohet prej tij nëpërmjet nxjerrjes së pllakave të gurit dekorativ duke filluar nga Janari i ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur prefekti i qarkut të Beratit, Harrilla Dafa,i cili ka konfirmuar se, pas 2-muajsh kjo plagë mjedisore do të mbyllet një herë e përgjithmonë.
Prefekti Dafa ka konfirmuar se, me daljen e Vendimit të ri, Nr.593 të datës 9 Tetor 2018 fillimin i vitit të ardhshëm do ta gjejë Parkun e Tomorrit me një pamje totalisht të re, atë të një parku tërheqës për të gjithë vizitorët.
Zona në të cilën deri tani janë kryer punime, është futur në parkun Kombëtar të Tomorrit. Besoj se kjo plagë mjedisore do të mbyllet njëherë e mirë. Shkallë-shkallë do të shohim të gjithë hapat për të eliminuar këtë aktivitet në malin e Tomorrit.
Harrilla Dafa, prefekt i Tomorrit
Dafa ka pohuar se, edhe pse qeveria pezulloi për një kohë të caktuar të gjitha subjektet deri në verifikimin e plotë të dokumentacionit dhe zonave ku ata kryenin veprimtarinë e tyre prodhuese,aktualisht ato subjekte që kanë fituar çështjet në gjykatë apo që kanë plotësuar dokumentacionin sipas kërkesave,janë duke punuar sërish në malin e Tomorrit.