Berat, mesazhe elektorale
edhe në fasadën e xhamisë

Berat, mesazhe elektorale<br />edhe në fasadën e xhamisë
BERAT- “Xhamia e Beqarëve” në Berat, qytetin e vlerave dhe të trashëgimisë kulturore, nuk ka mbetur jashtë garës elektorale. Mbi muret anësore të xhamisë shumëshekullore, militantë të Partisë Demokratike, kanë lënë mbishkrime në favor të kandidatëve për deputet, Astrit Velia dhe Lefter Maliqi.
 
“A1 REPORT” sjell foto të këtij monumenti kulture, i cili tashmë është bërë pjesë e fushatës elektorale, një objekt kulti me vlera të shumta arkitekturore në qytetin e Beratit.
 
Në fasadën e xhamisë është shkruar me gërma të mëdha ngjyrë blu “Fitore 100%” dhe emrat e dy kandidatëve të djathtë për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.
 
Xhamia e Beqarëve, ndodhet në anën e poshtme të lagjes “Mangalem” dhe u ndërtua në fillim të shek. XIX për t’i shërbyer reparteve të beqarëve të esnafeve të ndryshme të qytetit, si një bashkim i zejtarëve të pamartuar, të cilët kryenin edhe detyrën e rojës së natës në pazar.

xhamia berat
xhamia berat 2
(Foto: "Xhamia e Beqarëve" në Berat)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim