Berat, Meta: Koha për përfaqësim
të ri të LSI-së në të gjitha nivelet

Berat, Meta: Koha për përfaqësim<br />të ri të LSI-së në të gjitha nivelet
Në vijim të fushatës për zgjedhjet në LSI, Ilir Meta mori pjesë në një takim me strukturat e kësaj force politike në qytetin e Kuçovës. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Nasip Naço, Erisa Xhixho, si dhe dy deputetët e LSI-së për Qarkun e Beratit,  Silva Caka dhe Gledion Rahovica.
 
Kryetari i LSI-së foli me të pranishmit për zgjedhjet e 6 nëntorit, ku do të votohet për Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por edhe për të zgjedhur të gjithë delegatët
për në Konventën Zgjedhore të LSI-së, që gjithashtu do të zgjedhë të gjithë ekipin e ri drejtues në nivel Kombëtar të LSI-së.
 
Gjithashtu, Meta u shpreh se LSI është mjaft e konsoliduar në sytë e opinionit publik si një forcë tepër e përgjegjshme për të ardhmen europiane.
 
Mesazhi i LSI bën diferencë të madhe me mesazhet e të tjerëve sepse është një mesazh i cili është i përqendruar tek e ardhmja, tek e nesërmja. Është një mesazh që është i përqendruar tek zgjidhja e problemeve, dhe jo tek krijimi i problemeve të reja. Është një mesazh i përqendruar tek bashkëpunimi dhe jo te konflikti. Sepse qytetarët janë të lodhur nga konflikti politik dhe ai nuk ofron zgjidhje, veçse vështirëson zgjidhjet që duhen për njerëzit. Për ne kanë nevojë ata të cilët kanë nevojë për shërbime më të shpejta, më të ndershme, më transparente dhe këtu përfaqësuesit tanë duhet të bëjnë diferencën. Tani është koha që të kërkojmë një përfaqësim dhe një performancë të re nga të gjithë përfaqësuesit e LSI në të gjitha nivelet. Dhe përmes kësaj cilësie ne do të forcojmë akoma më tej imazhin e LSI dhe ky imazh do të jetë edhe mesazhi që duhet të perceptohet nga të gjithë”, - u shpreh Meta.
 
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta vlerësoi punën e bërë gjer më tani nga strukturat, ndërsa kërkoi një angazhim edhe më të madh për të zhvilluar një proces organizativ të shkëlqyer, transparent, por njëkohësisht edhe një proces politik reflektues. “Kemi përpara zgjedhjet për kryetar dhe për delegatë të LSI për Konventën Zgjedhore në 6 nëntor. Duhet që të gjithë këtë kohë përpara ta shfrytëzojmë për të zhvilluar një proces organizativ të shkëlqyer, transparent,model. Por njëkohësisht edhe një proces politik reflektues brenda LSI-së për të parë jo vetëm arritjet, por njëkohësisht edhe për të qenë kritik ndaj gjithçka që ne duhet të përmirësojmë më tej dhe të gjithë aktivitetin e LSI si forcë politike, si forcë qeverisëse në nivel qendror, në nivel vendor, në raportin e saj me qytetarët, në raportin e saj me komunitetin. Në këtë drejtim unë shpresoj shumë edhe te pjekuria juaj, tek angazhimi juaj sepse kemi pasur këtë besim dhe kemi insistuar që LSI të ketë drejtimin e bashkisë së re të Kuçovës që është një bashki shumë e rëndësishme. Dhe njëkohësisht shpresojmë që ky investim që kemi bërë të shpërblehet në radhë të parë për komunitetin e Kuçovës, për qytetarët e Kuçovës”, tha ai.
 
Kryetari i LSI kërkoi që të shikohen të gjitha mundësitë për rritjen e investimeve në këtë qytet.
 
Të shikojmë dhe se çfarë mund të bëjmë për të nxitur edhe investimet private, qofshin edhe të vogla, por që ndihmojnë qoftë edhe një familje. Mendoj se kjo është fryma që duhet të na karakterizojë. Më mirë të bëjmë një ndryshim të vogël sot, se sa të mbajmë fjalime të mëdha pafund duke i lodhur njerëzit akoma më tej”, - tha Meta.
 
Gjatë këtij takimi, Nasip Naço shprehu bindjen se me një punë më të mirë organizative, LSI do të arrijë që të jetë forcë e parë në qarkun e Beratit për zgjedhjet e 2017-s. “Strukturat e LSI-së në Kuçovë janë tejet të organizuara dhe sigurisht ne kemi ambicie për zgjedhjet e 2017-s. Janë të gjitha mundësitë që nëse jemi të organizuar në zgjedhjet e 2017-s, të jemi forcë e parë politike në Qarkun e Beratit. Nëse fillojmë që sot dhe jemi të hapur me strukturat në shtimin e anëtarësisë, edhe rezultati do të jetë më i mirë”, theksoi Nasip Naço.
 
Në vazhdën e takimeve me strukturat e LSI-së, Ilir Meta u ndal edhe në Urën Vajgurore ku shprehu besimin për arritjen e rezultateve të kënaqshme, ndërsa kërkoi një impenjim edhe më të madh për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten