BERAT- Pas arrestimit disa ditë më parë të Kudret Zhukës, i cili akuzohet për dy vrasje në Berat në 1997, janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunërorët e tij. Pas një pune hetimore 2-mujore Policia e Beratit në bashkëpunim me Prokurorinë bënë të mundur zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të bandës së “Vakëfit” në Berat.

Ata janë Beniamin Hajro, 50 vjeç, dhe Gazmend Hoxha, 41 vjeç, të dy të shpallur në kërkim, ndërsa Kastriot Frashëri, 45 vjeç, ndodhet akualisht në burgun e Peqinit, i dënuar me 12 vjet për shfrytëzim femrash për prostitucion në Itali.
 
Për këta tre shtetas, Gjykata e Beratit ka nxjerë sot vendimin e “arrestit me burg” në mungesë, si bashkëpunëtorë me Kundret Zhukën, në masakrimin dhe më pas vrasjen me armë zjarri të shtetasve Eduart Pema 25 vjeç dhe Arjan Avdullaj, 18 vjeç.
 
Ndërkaq, vijon puna nga sektori i Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e krimeve të tjera që janë bërënga kjo bandë, si dhe po bashkëpunohet me Interpolin për kapjen e dy anëtarëve të bandës, të shpallur në kërkim.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)