Berat, Naço prezanton Sinajn: Do
të jemi fitues në 5 njësi vendore

Berat, Naço prezanton Sinajn: Do<br />të jemi fitues në 5 njësi vendore
BERAT - Koalicioni majtë në qarkun e Beratit do jetë i bashkuar në zgjedhjet e 21 qershorit, ndërsa gara mes Partisë Socilaiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për maksimizimin e votave të tyre do jete gjithashtu e fortë.

Deklarata është bërë nga deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim njëherësh Ministër i Drejtësisë, Nasip Naço, teksa prezantoi kandidatin e mazhorancës për bashkinë e madhe të Beratit.

Sipas Naços, Petrit Sinaj është kandidaturë fituese dhe Berati do vijojë të qeveriset nga të majtët ashtu siç do vijojnë edhe fondet e qeverisë për investimet që po kryhen në infrastrukturë në këtë qytet.

Ndërkohe, Petrit Sinaj, në fjalën e tij u shpreh se programi qeverisës i koalicionit të majtë për bashkinë e Beratit do të implementohet në realitetin lokal të bashkisë dhe zonave rurale,për ta çuar përpara zhvillimin ekonomik të kësaj njësie vendore. 

Të pranishëm në këtë takim ishin të gjithë deputetët e mazhorancës së qarkut te Beratit të cilët në fjalën e tyre shprehën bindjen se e majta do dalë fituese në pesë njësite vendore te këtij qarku.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar