Berat, Nasip Naço: Po blihen
vota, policia nuk ndërhyn
Kandidati i LSI në Qarkun e Beratit, Nasip Naço, ka denoncuar përmes një letre drejtuar titullarëve të institucioneve, ambasadorit të SHBA dhe vëzhguesve të OSBE/ODIHR, blerjen e votave.
Kandidati i LSI në Qarkun e Beratit, Nasip Naço, ka denoncuar përmes një letre drejtuar titullarëve të institucioneve, ambasadorit të SHBA dhe vëzhguesve të
OSBE/ODIHR, blerjen e votave.
Ish-ministri i Drejtësisë thotë se problem nuk është vetëm blerja e votës, por edhe mos ndërhyrja e policisë.
LETRATë nderuar!
Ministër i Brendshëm,
Prokurori i Përgjithshëm,
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,
Ambasador i SHBA,
Përfaqësues të OSCE/ODIHR
Qytetarëve të qarkut Berat
Krimi si asnjëherë ka dalë në rrugët e Beratit dhe Policia e Shtetit është strukur nëpër zyra dhe po funksionon vetëm policia e “Rilindjes” e cila i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit për të zhveshur uniformën e shtetit dhe për të dalë e për të grumbulluar vota sëbashku me botën e krimit. Paguhet për vota që nga Kandidatët e “Rilindjes” tashmë të damkosur ( bashklidhur foto ) me vulën e turpit duke blerë vota. Ndërkohë që organet ligjzbatuese duhet ta kishin mbaruar detyrën e tyre vijon presioni e kërcënimi me armë i anëtarëve dhe simpatizantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit në Berat të distancohet nga krimi i rrugës, të mos i japi dorën individëve me precedent penal, të mos rri strukur në zyra por të kryejë detyrën dhe përgjegjësitë që i ngarkon ligji, duke mos u gjunjëzuar në përballje me krimin dhe të deklaroje : – “Të hënë në 26 qershor do t’ju tregoj se cfarë do t’iu bëjë”. Citim ky nga goja e shefave të Policisë në komunikim me kriminelët.
Në këto rrethana kur policia e shtetit është strukur në zyra dhe nuk po kryen detyrën e saj jam i detyruar t’iu drejtohem qytetarëve të Beratit ku ju kërkoj të:
Rregjistroni, filmoni dhe denonconi dhunën apo shitjen e votës të “kurbanëve të Rilindjes” për t’ia vënë në dispozicion Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe të gjithë përfaqësive diplomatike të akredituara në vëndin tone!
Qytetarë të Qarkut Berat, antarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim ju bëj thirrje që dhunës së ushtruar ndaj jush t’i ktheni përgjigje me votën e lirë të dielën dhe t’i jepni një shans të ardhmes së fëmijëve tuaj.
Voto LSI, VOTO Nr.1!
Mirënjohje!
Nasip Naço
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.3%
-
Jo
30.5%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3652
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15