Berat, ndërtesa e Arkivës jashtë 
funksionit, transferohen dokumentet

Prej më tepër se 10 vitesh Arkiva Shtetërore e Qarkut të Beratit ndodhej në rrezik dëmtimi si pasojë e godinës së amortizuar ku shërbente ky institucion.
 
Kjo qasje ka ndryshuar teksa prej disa ditësh Shërbimi i Arkivës në këtë qark është zhvendosur në një godinë të re, ku tashmë kanë nisur punën specialistët për sistemimin e plotë 204 fondeve.
 
Për të inspektuar punën e sistemimit të arkivave ka qenë sot në qytetin e Beratit, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Shqiptare Gjet Ndoj, i cili u shpreh se ndër vite duhej të tregohej kujdes më i madh ndaj një pasurie të çmuar kombëtare siç janë materialet e arkivuara.
 
Drejtori i Arkivës Shtetërore Vendore Berat, Thoma Shtëmbari bën me dije se në këtë arkiv ruhen 204 fonde, nga këto 103 fonde janë të mbyllura dhe pjesa tjetër janë fonde të institucione në veprim.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati