BERAT - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me ftesë të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Hirësisë së Tij Haxhi Baba Edmond Brahimajt, mori pjesë sot paradite në ceremoninë tradicionale të pelegrinazhit bektashian në Malin e Shenjtë të Tomorit, që u zhvillua në mjediset e Teqesë së Kulmakut.
Në prani të mijëra besimtarëve bektashianë nga Shqipëria, por dhe nga diaspora, Presidenti në përshëndetjen e tij vlerësoi kontributin dhe veprën e drejtuesve të nderuar bektashinj që nga Baba Abaz Aliu, Vëllezërit Frashërllinj, e deri tek i ndjeri Haxhi Dedë Reshat Bardhi.
Ai vuri në dukje bashkëjetesën historike e tradicionale mes feve në Shqipëri, ku pasuesit e gjashtë feve ushtrojnë krejt lirshëm e në harmoni të plotë me njëri-tjetrin besimin e tyre shpirtëror.
"Kjo bashkëjetesë, harmoni e tolerancë është kontribut dhe fryt i bashkësive fetare shqiptare, i përfaqësuesve dhe drejtuesve shpirtërore, të cilët predikojnë me urtësi dhe devotshmëri mësimet e shenjta dhe parimet e shëndosha të moralit njerëzor, por mbi të gjitha, këto vlera u përkasin qytetarëve shqiptarë, të cilët i ruajnë e i lartësojnë ato dita-ditës", u shpreh Presidenti.
Këto vlera, theksoi ai, do t'i përçojmë dhe eksportojmë edhe në mozaikun e vlerave të shumëllojshme të familjes së madhe evropiane, aty ku aspirojmë të bëjmë pjesë sa më shpejt e me merita të plota edhe zyrtarisht, e jo vetëm gjeografikisht.
Gjatë kësaj ceremonie, Baba Mondi i dhuroi Kreut të Shtetit simbolin e Abaz Aliut në mirënjohje për pjesëmarrjen në pelegrinazhin madhështor të Malit të Tomorit duke ndarë gëzimin dhe mrekullinë që fali Shenjti Abaz Ali për milionat dhe besimtarët sufi në të gjithë botën./ATSH/
/Shqiptarja.com