Pronari i një lokalBerat po ndiqet penalisht për prishje të qetësisë publike me zërin e lartë të muzikës. Pas ankesës së banorëve, se në lagjen “10 Korriku”, një lokal vendoste muzikë të lartë, policia shkoi në vendngjarje dhe i kërkoi 51-vjeçarit me iniciale M.Ç., pronarit të lokalit se duhet të ulte muzikën, gjë e cila nuk u zbatua pas largimit të punonjësve të Policisë.

Në këto kushte punonjësit e Policisë kanë shkuar përsëri për kontroll dhe në vijim të veprimeve u procedua penalisht 51-vjeçari.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet muzikore të lokalit.