Berat- Policia ka arrestuar një 55 vjeçar në Berat i cili akuzohet se ka nxjerrë pllakat dekorative te gurit në Malin e Tomorit.

Bëhet fjalë për 55 vjeçarin me iniciale B. L.  banues në Skrapar. Siç njofton policia ai akuzohet për veprën penale "Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore"  pasi ka nxjerrë pllakat dekorative te gurit në mënyrë të pa ligjshme në Malin e Tomorit duke shkaktuar dëmtime në zonën e mbrojtur.

"Gjithashtu është proçeduar penalisht në gjendje të lire shtetasi P. M., 40 vjeç, banues në fshatin Çërrave, Pogradec të cilit dyshohet se B.L , ia ka shitur shtetasit P. M.,pllakat e gurit dekorative.Ky i fundit u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin tip kamion, 9 m3 pllaka dekorative pa dokumentacionin përkatës", shton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.