Në prag të festës së Bajramit rreth 100 fëmijë jetim në Qarkun e Beratit kanë marrë dhurata dhe ndihma ushqimore nga zonja e parë, Odeta Nishani. Dy këshilltare të Presidencës kanë shpërndarë ditën e djeshme ndihmat në ushqime për fëmijët jetimë, duke u përcjellë atyre mesazhin se ata nuk janë vetëm në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit dhe se mbështetja për ta nuk do të mungojë edhe në të ardhmen.