Një lokal në lagjen “Barrikadë” në Berat është zbuluar se përdorej për organizimin e lojërave të fatit.
Pronari i lokalit, 51 vjeç, u arrestua në vend. Në ambientet e lokalit u sekuestruan 12 kompjuterë, një celular, një shumë parash të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari, si dhe një elektroshok.
“Berat/Goditet një tjetër rast i vënies së lokaleve, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Arrestohet pronari i lokalit në lagjen "Barrikadë", ku luheshin lojëra me kompjuterë dhe celular.
Sekuestrohen 12 njësi kompjuterike, celular, shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari dhe 1 elektroshok.
Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, kryer në vijim të operacionit të koduar “Prova”, me synim evidentimin e ambienteve të vëna në dispozicion të veprimtarive të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve konstatuan se në një lokal në lagjen "Barrikadë", luheshin lojëra fati, me kompjuterë dhe celular.
Për këtë rast u arrestua në flagrancë pronari i subjektit, shtetasi M. N., 51 vjeç, banues në Berat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










