Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Beratit. 50-vjeçarja Liljana Salillari po kalonte në anën tjetër të rrugës për t’u futur në lokalin ku ishte ftuar për dasmë kur u përplas nga një automjet dhe u tërhoq zvarrë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur ‘Ua e Hanit’. Makina tip Citroen po shkonte nga Berati drejt Dimalit. Menjëherë pas aksidentit, 50-vjecarja u mor nga ambulance dhe u transportua drejt Spitalit Rajonal të Beratit ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të shumtë të policisë rrugore dhe ekspertë,që janë duke kryer edhe këqyrjen e vendgjarjes, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit. Paraprakisht mendohet se drejtuesi i mjetit Enea Mehmetaj, i cili është shoqëruar në polici, ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe nuk e ka parë gruan që po kalonte rrugën, për shkak edhe të mungesës së ndriçimit në këtë aks nacional.