BERAT - Bie në pranga Fiqiri Kapo, i cili aksidentoi per vdekje 49-vjeçarin Myrteza Mimini. Policia e qarkut Berat, gjatë inspektimeve të bëra në vendngjarje ka kostatuar se autori i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku i mori jetën 49-vjeçarit Myrteza Mimini, është Fiqiri Kapo 50 vjeç, banues në komunën Velabisht.

50-vjeçari Kapo ka qënë duke udhëtuar me një mjet "Toyota" me targë BR.9010A ku më pas ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar për vdekje 49-vjeçarin nga fshati Gjeroven të komunës Velabisht. Ngjarja ka ndodhur në urën e vjetër te Velabishtit ku 50-vjeçari e ka përplasur viktimën me mjetin e tij. Më pas, autori është larguar nga vendi e më pas është vënë në pranga nga blutë e Beratit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)