Berat-Ditën e djeshme është proceduar penalisht në gjendje të lirë 43 vjeçari me iniciale K.K, banues në urën vajgurore. 43 vjeçari u kap nga uniformat blu gjatë kohës që po drejtonte motorçikletën, i pa pajisur me targë, dokumenta, u konstatuar ndërjyrje në numrin e sasisë.

 

 

 

 

 

Materiale i janë kaluar prokurorisë për veprën penale "Trafikimi i mjeteve motorike".

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.10.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:
K.K, 43 vjeç, banues në Urë Vajgurore, pasi në rrugën dytësore Goriçan – Samaticë, u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar motorçikletën tip “YAMAHA”, i pa pajisur me targë, dokumenta si dhe kishte ndërhyrë në numrin e shasisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Trafikimi i mjeteve motorike", parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal.


Redaksia Online
Xh.F Shqiptarja.com