BERAT- Një konflikt verbal është regjistruar mbrëmjen e djeshme mes policisë dhe pronarëve të disa  bizneseve përgjatë pedonales, pasi këto të fundit kanë refuzuar që të mbyllin lokalet pas orës 23:00.

Mbyllja e bizneseve nuk ka të bëjë me masat për koronavirusin, por është një urdhër i cili është nxjerrë rreth 5 vite më parë nga pushteti vendor, urdhër i cili edhe pse kanë kaluar shumë kohë nuk zbatohet nga të gjithë.

Pronarët kanë refuzuar të largojnë klientët, kjo edhe për shkak se nga qëndrimi mbyllur si pasojë e COVID-19 kanë pasur humbje të mëdha. Ata kërkojnë një kërkesë me shkrim, pasi sipas tyre mbyllja në mes të sezonit turistik do të thotë falimentim.