Berat, PS-LSI sherr për kartat, Felaj:
Po i mbledhin, Naço: Nuk ka shkelje

Berat, PS-LSI sherr për kartat, Felaj:<br />Po i mbledhin, Naço: Nuk ka shkelje
PS dhe LSI janë përplasur fort në Qarkun e Beratit, duke e shndërruar këtë fushatë në një arenë pa kompromis për vota. 

Ministrja e PS Ermonela Felaj Valikaj akuzon ish-ministrin e LSI, Nasip Naço, se po mbron militantët e partisë së tij që po mbledhin kartat e identitetit të hallexhinjve duke bërë presion përmes votës.

Madje dhe përdoren mjetet e bashkisë për banerat dhe posterat e fushatës së LSI.

felaj

listat
(Postimi i Felajt në Facebook)

“Eshte uleritese se si nje jurist dhe ish minister drejtesie, merr ne mbrojtje hapur ne statusin e tij, mbledhjen e kartave te identitetit, kercenimin e votuesve me vendet e punes, perdorimin e makinave te ndermarrjes se pastrimit te bashkise per te mbajtur banerat dhe flamuret e partickes se vet .

Si ne Kucove dhe ne Berat do marrin pergjigjen e merituar, ndeshkimin me vote…

Mesazhet e mia lidhur me ndeshkimin e cilitdo qe mbledh karta apo jep karta, jane me ze e figure .

E kuptoj se partickat i ze ankthi kur u kujton burgun, po burgu i pret:

Ja disa fakte qe tregojne açik sesi mblidhen karta dhe si shperdorohet hapur pasuria publike…
”, shkruan Felaj.

Naço publikon SMS-në e Ermonela Felajt
Por menjëherë ka reaguar Naço, i cili thote se formulari me numrat e kartave te identitetit eshte deklaruar me deshiren e tyre.

Ushtrimin e vullnetit të lirë të qytetarëve për ta mbështetur LSI në formën që ata e cilësojnë më oportune, nuk mund ta frenojë askush.

Edhe në rastin kur bëhet fjalë për plotësimin e një formulari që përfshin deklarimin pa asnjë detyrim të numrit të kartës së identitetit.

naco
naco
(SMS e Felajt, publikuar nga Naço)

Një veprim i tillë nuk përbën asnjë shkelje të ligjit, por përkundrazi guximi i tepruar i një Ministre Shteti në detyrë sikurse z. Ermonela Felaj që kërcënon votuesit, përveçse nuk ka asnjë moral, përbën edhe vepër penale.

Znj. Ministreshë, formën po ta falim, (e kam fjalën për mungesën e njohurive të theksuara në drejtshkrim) por përmbajtjen është e patolerueshme të ta pranojmë.

Për të gjithë të interesuarit, përmes kësaj fotoje (ku evidentohet numri i telefonit të Ministres Felaj) po mundësojmë përcjelljen e shqetësimit qytetar, si dhe pasojës ligjore që mbart ky komunikim sipas legjislacionit në fuqi.

Në Kodin Penal citoj parashikimin se:

“Kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura, me qëllimin për t’i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, të një të afërmi ose të një personi, me të cilin ka lidhje shpirtërore, apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet”.


E nderuara Ministreshë, të ftojmë të reflektosh lidhur me komunikimin aspak njerëzor që shfaq hapur, nga i cili nuk ke kursyer as bashkëpunëtorët e tu më të afërt…

Ndërkohë, uroj të pranosh ftesën time publike për të qenë nesër e pranishme në mitingun përmbyllës në Kuçovë, i cili do të të ndihmojë shumë të ndërgjegjësohesh lidhur me vullnetin e vërtetë të popullit këtu.

P.S Rasti në fjalë është shënuar në Kuçovë”,
shkruan ish ministri i LSI në rrjetin social.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë