Berat, Rama: Reformat ilaç! Me
karamele e pamë ku përfunduam

Berat, Rama: Reformat ilaç! Me<br />karamele e pamë ku përfunduam
BERAT - Shërimi i plagëve të lëna nga qeverisja paraardhëse janë reformat, të cilat kreu i qeverisë i cilësoi si “ilaçe të pashmangshme” për Shqipërinë. Duke ironizuar qeverisjen e ish-kryeministrit Berisha, që siç Rama e ka theksuar vazhdimisht “nuk bëri reforma me qëllim mbajtjen e karriges së pushtetit”, shefi i mazhorancës bëri një batutë kur tha se: “Reformat janë ilaç dhe janë ilaçe të pashmangshme, nuk janë karamele. Me karamele e pamë se ku përfunduam”
 
Deklarata e kreut të qeverisë u bë nga qyteti i Beratit, ku u prezantua kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për zgjedhjet e 21 Qershorit, Petrit Sinaj.
 
Rama theksoi se vetëm vizioni i qeverisë dhe mbështetja ndaj qytetit të Beratit mund t’i përkthejë bukuritë e tij në të ardhura. Po ashtu kryeministri vuri në dukje punën e bërë këto 18 muaj nga kryetari aktual Fadil Nasufi në qytet.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos