BERAT- Mjaftojnë pak minuta shi dhe rrugët nëpër lagje të qytetit të Beratit tejmbushen nga uji. Situata është e njëjtë në thuajse të gjitha lagjet e qytetit muze, të cilat janë mbuluar nga uji, për shkak të mungesës së kanalizimeve.
Pamjet tregojnë se në hyrje të qytetit, po ashtu në dalje të tij, rrugët janë të tejmbushura me ujë, ndërkohë që dhe ato edhe ato investime që janë nisur, sot janë lënë përgjysëm.
Mungesa e investimeve në rrugët e lagjeve i ka shndëruar ato në gropa të mëdha në të gjithë sipërfaqen. Situata bëhet dhe më e vështirë pas një dite me shi, ku uji arrin deri në hyrjet e pallateve apo banesat private.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com