Berat/ Sherri nisi në rrjete sociale dhe përfundoi në piceri! 3 adoleshentë dhunojnë brutalisht me grushte e karrige kamarierin 17-vjeçar (Video)

Një kamarier 17-vjeçar është rrahur brutalisht në ambientet e punës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 00:45 në një piceri në qendër të qytetit të Beratit.

Autorë janë dy vëllezër dhe shoku i tyre, të tre të moshës 16-vjecare. Ata kanë rrahur kamerierin pas konfliktit fizik në piceri, duke i shkaktuar plagë të shumta. Sipas burimeve policore në vendngjarje, adoleshentet kanë goditur me grushta, shkelma e karrige kamerierin. Report TV mëson se sherri fillimisht ka nisur në rrjete sociale dhe më pas të rinjtë kanë shkuar në picerinë ku punonte 17 vjeçari.

Fillimisht në polici janë shoqëruar 12 shtetas, mes tyre 3 autorët, menaxheri i biznesit dhe disa klientë që u pyeten për konfliktin. Pas marrjes në pyetje policia mbajti në qeli 16-vjecaret. Mësohet se për zbardhjen e ngjarjes janë sekuestruar nga policia kamerat e sigurisë së biznesit. I plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Beratit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ai cuni: 26/03/2024 09:24

    Cne ne oren 1 te nates hapur piceria? Ne na mbyllim qe ne 10 te rri Shef I I lagjes tek dera e kur e mbyll I'm vjen e kontrollon edhe qepeniin edhe oren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur