Dy kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga policia e Beratit gjatë kontrolleve policore në aksin Polican-Berat. 1,2 kg drogë është gjetur në vendin e quajtur “Ura e Vertopit” dhe 612 gramë në vendin e quajtur “Qafë Hoxhaj”.
 
Gjatë kontrollit në vendin e quajtur “Ura e Vertopit” në autobusin me targa AA 745 EL  është gjetur 1,2 kg marijuanë. Droga u gjet në një çantë krahu me ngjyrë të zezë dhe ishte gati për shitje. Policia ka arrestuar 33-vjeçarin Dorjan Jorgji Qirjazi, si përgjegjës për këtë vepër kriminale.
 
Ndersa Desi Avenir Baze, 25 vjeç,  banues në Orizaj Skrapar u arrestua pasi në autobusin me targa AA 714 DV, i’u  gjet një  çantë krahu me ngjyrë   vishnje, brenda të cilës u gjet dhe u sekuestrua 612 marijuanë.

berat 2 kg hashash

berat 2 kg hashash

berat 2 kg hashash
(Foto: Droga e sekuestruar nga policia Berat)

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com