Berat/ Shiste kanabis në shkolla në 3 qytete, vihet në pranga 32-vjeçari

Berat/ Shiste kanabis në shkolla në 3 qytete, vihet në pranga 32-vjeçari

BERAT-Një 32- vjeçar është vënë në pranga nga policia e Beratit, pasi shiste kanabis në shkollat qytetit të Beratit, Dimalit dhe Kuçovës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kalaja”, shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga Jurgen Dymko, 32 vjeç, banues në Dimal për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Sipas policisë, Dymko, ishte në vëzhgim prej disa muajsh nga sektori i antidrogës në DVP Berat. 

Policia ka sekuestruar në banesën e 32-vjeçarit dy qese plasmani me rreth një kilogramë lëndë narkotike kanabis në formë boçeje, të cilën ai po e përpunonte për ta ndarë në doza me qëllim shitjen.

Ka nisur hetimi edhe për person tjetër, të cilit iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike që e kishte blerë tek Dymko, ndërsa po punohet edhe për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tij.

‘Gjatë kontrollit në banesën e 32- vjeçarit, policia gjeti dy qese me rreth një kilogramë lëndë narkotike  kanabis në formë boçeje që ky shtetas po e përpunonte duke e ndarë në doza me qëllim shitjen. Ndërsa shtetasit N. Z, gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti  një sasi të vogël lëndë narkotike cannabis, të cilën e kishte blerë tek shtetasi Jurgen Dymko’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Harmonia e rrallë fetare është pasuria jonë kombëtare që mund t’i ofrojmë Europës dhe botës

Harmonia e rrallë fetare është pasuria jonë kombëtare që mund t’i ofrojmë Europës dhe botës