Vijon operacioni Vjeshtë 2017 në të gjithë vendin.

Në Shkodër dhe në Berat këtë të martë janë  bllokuar rreth 14 makina.

Në Shkodër janë sekuestruar rreth 2300 m2 pasuri e paluajtshme dhe 4 automjetet ndërsa në Berat janë bllokuar 10 makina. 

Në njoftimin për mediat bëhet me dije se  nga strukturat e Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në D.V.P Shkodër në kuadër të Plan-Operacionit “Vjeshtë 2017” u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit, në zbatim të Vendimit nr. 826 të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për:

-Sekuestrimin e aktivitetit tregtar të subjektit “Briland”shpk, me administator Xhavit Kasemi.

-Pasurinë e paluajtshme 2 godina nga 1000 m2, në lagjen “Ajasëm”, Shkodër

-Për pasuri të luajtshme, produkte të prodhimit nga “Briland”shpk, që ndodhen brenda godinave së lartëpërmendura

-Për pasuri të paluajtshme, magazinë, në përdorim të subjektit Briland”shpk 300 m2, në lagjen “Liria”, Shkodër

- 4 automjete në përdorim të subjektit Briland”shpk si më poshtë:

Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA237OL, 
Automjeti tip Eolksvagen me targë SH6014E, 
Automjeti tip Ford me targë SH1642E, 
Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA482AN.

Kujtojmë se Briland Shpk është kompania që bënte falsifikimin e pijeve alkolike dhe energjike në Shkodër.

Xhavit Kasemi ishte pronar i kësaj kompanie, e cila ka prodhuar për një kohë të gjatë pije të dëmshme për shëndetin dhe më pas i ka hedhur në treg. Për falsfikimin e pijeve u ndaluan 8 zyrtarë të kompanisë dhe 5 punonjës të AKU-së.
 
Në Berat u shoqëruan  10 mjete për verifikim dokumentesh ndërsa i njëjtji aksion u zhvillua më parë edhe në Elbasan dhe në Vlorë. 

Ndërkohë burime të  Shqiptarja.com nga Policia e Shtetit sqarojnë se paralelisht me Beratin e Shkodrën, ka nisur verifikimi i disa pasurive në Tiranë dhe qytetet e tjerë.

Aksioni “Vjeshtë 2017”, ka për qëllim sekuestrimin e makinave, pronave dhe vilave, të cilat dyshohet se janë blerë me të ardhura nga droga, prostitucioni apo veprimtari të tjera kriminale.