Berat- Një 31- vjeçar i cili tentoi të vrasë një person tjetër 6 ditë më parë është arrestuar ditën e sotme. Për K.V., Gjykata e Beratit kishte caktuar arrest me burg dhe ai u akuzohet për tentativë vrasje ndaj A.H, i cili më 18 tetor të këtij viti qëlloi me armë A.H, pas një konflikti të çastit. 

31- vjeçari K.V, është dënuar edhe më parë për plagosje me dashe. 

"Kapet dhe ndalohet një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Shtetasi i shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë", "Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike".

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë kapën dhe ndaluan shtetasin: K. V., 31 vjeç, banues në Berat (i dënuar më parë për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje"). Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka dhënë masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë", "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prishja e qetësisë publike".

31-vjeçari më datë 18.10.2019, në Bulevardin "Republika", Berat, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. H. dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme proceduriale", njofton policia.