Një 75-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet në Marovë të Beratit. Bëhet fjalë për Asqeri Agalliu i cili humbi jetën në spital. 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor  ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.