BERAT - Një 42 vjeçar ka humbur jetën në Berat pasi e zuri korrenti duke vaditur serën me pompë uji. Mësohet se viktima është Sajmir Xhelili nga fshati Goriçan.

Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka nodhur aksidentalisht pasi shkak për vdekjen e 42 vjeçarit është bërë një defekt në pompën e ujit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)