Berat, vijon operacioni anti-drogë
asgjësohen 1762 rrënjë kanabis 

Berat, vijon operacioni anti-drogë<br />asgjësohen 1762 rrënjë kanabis 
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, në  fshatin Samaticë Komuna Kutallitë Beratit, efektivët e policisë kanë gjetur dhe asgjësuar 1762 rrënjë  bimë  narkotike të  dyshuara si Canabis Sativa të cilat varionin nga 20-40 cm të larta.

Policia ka arrestuar edhe një person si autor i kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale  u bë  arrestimi në flagrancë  i shtetasit: Artan Çela, 36 vjeç, banues në Samaticë, pasi dyshohet  të jetë autorë i kultivimit të 1762 rrënjë bimë  narkotike të  gjetura në  fshatin Samaticë.

Vijon puna  për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje si dhe verifikimin nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë vepër penale
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?



×

Lajmi i fundit

Cindy Marina flet për lidhjen me Genarin: Jozefina Topalli nuk ndërhyn në marrëdhënien tonë! Ende jemi herët për martesë

Cindy Marina flet për lidhjen me Genarin: Jozefina Topalli nuk ndërhyn në marrëdhënien tonë! Ende jemi herët për martesë