Berat, zjarri në malin e Shpiragut, zjarrfikësit punuan për fikjen, ndërhynë nga ajri! Shuhet pas disa orësh

Zjarri i cili filloi mbrëmjen e djeshme në malin e Shpiragut, në Berat vijoi edhe mëngjesin e sotëm dhe u shua pas disa orësh.  Flakët e favorizuara nga era po përhapen me shpejtësi duke shkrumbuar një zonë pylli me pisha dhe shkurre.

Në ndihmë të zjarrfikësve të Beratit, kanë ardhur edhe forcat e MZSH së Dimalit, reparti ushtarak Poshnjë si dhe helikopterë.

Zjarri i favorizuar nga terreni i vështirë dhe era e cila po e ndihmon të përhapet me shpëjtësi ka vijuar përgjatë gjithë sipërfaqes me shkurre, pisha si dhe plantacionit me ullinj në zonën e Mbreshtanit ish-komuna Sinjë, informon gazetarja e Report Tv, Mimoza Sinanaj.

Ndërsa zjarrfikësit, prej ditës së djeshme nuk kanë ndalur “luftën” e tyre me flakët, të cilat kanë marrë përmasa të mëdha.

Edhe në këto moment forcat e shumta ushtrisë MZSH po punojnë për shuarjen e flakëve me mjetet e dorës dhe pompat e shpinës, ndërsa pritet edhe ndërhyrja me helikopterë nga ajri.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga vetëtimat, pasi është një zonë që rrihet shumë nga këto fenomene natyrore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:48
Zjarri në Shpirag, Demo për Report Tv: Situata nën kontroll, do monitorojmë edhe natën

 

Kryebashiaku i Beratit, Ervin Demo ka folur për gazetaren e Report Tv Mimoza Sinanaj për situatën nga zjarret në Shpirag. Demo thotë se siutata është duke u vënë nën kontroll ndërsa do të monitorohet edhe natën për të shmangur shtimin e vatrave aktive të zjarrit.

“Situata është në kontroll. Kemi një vatër aktive që është duke u trajtuar, të gjithë janë mobilizuar. Të gjitha institucionet janë të ndara në terren.

Fatmirësisht situata tani është më e përshatatshm dhe për vetë trupat që luftojnë zjarret se dhe temperaturat janë më të ulëta.

Monitorimi duhet të jetë shumë i rëndësishëm dhe i detajuar, do të rrimë gjatë gjtihë natës për të shmangur krijimin e vatrave të reja. Angazhimi ka qenë i  jashtëzakonshëm.”- tha kryebashkiaku Ervin Demo.

Ora 18:20
Zjarri në malin e Shpiragut, Peleshi: Situata është nën kontroll

1692980475_3686696868596679388512512403766938123469325n.jpg

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një deklaratë ku thotë se situata në malin e Shpiragut është nën kontroll dhe drejt izolimit.

“Situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Shpiragut, në bashkinë e Beratit. Në mbështetje të forcave në terren u angazhuan edhe 50 trupa të tjerë nga reparti i Poshnjes, duke e çuar në 100 numrin e efektivëve të Forcave të Armatosura që po punojnë me intensitet deri në shuarjen përfundimtare të tij. Për shkak të terrenit të vështirë që nuk mundëson ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, helikopteri Cougar ka ardhur në ndihmë që në orët e para të mëngjesit, duke vijuar gjatë gjithë ditës ndërhyrjen nga ajri.”-thuhet në njoftim.

Ora 17:26
Vendoset nën kontroll zjarri në Shpirag, sot punuan edhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri

1692977261_fdfd.JPG

Është vendosur pas disa orësh nën kontroll zjarri në Shpirag të Beratit. Sot punuan 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri. Zjarri nisi mbrëmjen e djeshme, vijoi në mëngjes dhe u fik pasdite.

Ora 14:22
Zjarri në Shpirag, nis ndërhyrja me helikopter për shuarjen e flakëve

 

Një helikopter mbërriti në Shpirag për të shuar zjarrin, i cili filloi mbrëmjen e djeshme në malin e Shpiragut, në Berat.

Flakët e favorizuara nga era po përhapen me shpejtësi duke shkrumbuar një zonë pylli me pisha dhe shkurre.

Ndërkohë që zjarrfikëset nga toka po mundohen të izolojnë vatrat e mëdha të zjarrit, ndërhyjra nga ajri me helikopter ka nisur.

Ora 10:35
Zjarri në Shpirag, Peleshi: 50 trupa të FA dhe 5 helikopterë të angazhuar për shuarjen e flakëve, situata e vështirë për shkak të terrenit

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për situatën e vështirë me zjarrin që ka përfshirë malin e Shpiragut, në Berat, ku flakët e favorizuara nga era dhe terreni i vështirë po përhapen me shpejtësi të frikshme.

Në një postim në Facebook, Peleshi shkruan se 50 efektivë të Forcave të Armatosura, 5 helikopterë, si dhe mjete të tjera zjarrfikëse ndodhen prej ditës së djeshme në vendngjarje, ku po punojnë për shuarjen e flakëve.

“50 trupa të FA, 5 mjete dhe helikopteri Cougar vijojnë angazhimin prej natës së mbrëmshme në shuarjen e flakëve në malin Shpirag të Beratit, ku zjarri mori përmasa të mëdha. Puna nga terreni e ajri vazhdon për të vënë në kontroll përhapjen e flakëve të cilat u favorizuan nga era dhe temperaturat e larta. Situata është e vështirë për shkak të terrenit por operacioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër. Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare!”, ka shkruar Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Antipatrea: 25/08/2023 10:40

    Per fat te keq po vijon ende zjarri dhe eshte djegur nje pjese e madhe, me vjen shume keq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City