Një zjarr ka rënë mbrëmjen e kësaj të enjteje në fshayin Lapardha të qytetit të Beratit.
 
Flakët e zjarrit mësohet të kenë djegur 10 h pyll dhe pemëtore ullinj e ndërsa terreni i vështirë e ka bërë jo të lehtë shuarjen e flakëve.

Gjithashtu zjarri favorizohet edhe nga era e fortë, ndërkohë që punonjësit e zjarrfikëses po punojnë për fikjen e zjarrit.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit ndërsa nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme të mëdha materiale. 



[gallery]20344[/gallery]

Redaksia Online
(B.k/Shqiptarja.com)