BERAT- Pas një ore 'luftë' me flakët zjarrfikësit kanë mundur të shpëtojnë banesat e fshatit Moravë nga djegia. Një zjarr i fuqishëm ka përfshiu disa toka bujqësore duke rrezikuar serat dhe banesat e fshatit.
Vetë banorët e zonës ishin shkaktarët e flakëve, të cilët duke djegur mbeturinat, zjarri iu doli nga kontrolli.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve që shkaktuan flakët.