Berat/Aluvionet e grumbulluara në Osum rrezik përmbytjesh

Berat - Aluvionet e grumbulluara në disa pjesë të Osumit po khehen në rrezik për përmbytje. Sic shihet dhe nga pamjet ky lum në disa pjesë të tij janë formuar ishuj me pemë të mbira në mesin e tyre. Një pjesë e lumit është e pastruar, nga ura e Goricës deri tek ura e varur, ndërsa pjesa tjeter është e mbushur me aluvione të cilat janë sjellë nga vetë lumi.

Ardhja e stinës së Dimrit sjell shumë reshje të mëdha ndërsa pirgjet e mëdha të rërës e baltës të krijuara në mes të lumit rrezikojnë edhe përmbytjet e të gjithë zonës ku kalon Osumi. Institucioni i Prefektit është përgjegjës për organizimin dhe drejtimin e veprimtarive për emergjecat verore dhe dimërore. Në lidhje me këtë problematike prefektura e qarkut Berat ka organizuar një takim ku është kërkuar marrja e masave për rehabilitimin e përrenjeve dhe lumenjëve.

Pasojat e grumbullimit të aluvioneve kanë sjellë vazhdimisht probleme në qarkun e Beratit duke shkaktuar edhe përbytje thuajse të përvitshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja