Këshilli Bashkiak Berat i ka akorduar sot titullin “Qytetar Nderi” shkrimtarit dhe arkeologut të njohur Moikom Zeqo.
Në ceremoninë e dhënies së titullit krahas Kryetarit të Bashkisë, Petrit Sinaj, dhe Kryetares së Këshillit Bashkiak Nikoleta Manka ishin të pranishëm deputetët e Qarkut të Beratit, Eduard Shalsi, Anila Agalliu, Eduard Bejko, Prefekti i Qarkut Fadil Nasufi, Këshilltarët e Këshillit Bashkiak dhe drejtues institucionesh. Të ftuar nderi në këtë ceremoni ishin edhe shumë intelektualë si Shaban Sinani e Namik Dokle.
Moikom Zeqo është autori i 65 librave me poezi, prozë, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numëri skenaresh për filma kinematografikë e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij.
Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht. Pasioni i tij është edhe piktura.
Është autor i tri ekspozitave vetjake në pikturë. Moikom Zeqo është sot një nga personalitetet më të mëdha dhe të njohura të kulturës sonë kombëtare.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO
shkrimtarit arkeolog Moikom Zeqo ">