BERATNjë vrasje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Kala” në Berat.

Një 42-vjeçar, që kishte ardhur për të vizituar Kalanë e Beratit së bashku me familjen, ka rënë pre e thikës së një 63-vjeçari, që ofronte shërbimet e tij me kalë për turistët në lagjen “Kala”.

Mësohet se viktima Keli Hoxha, është konfliktuar me autorin Kristo Mema (alias Kostandin Hoxha) për çmimin e fotove me kalë që bënë fëmijët e tij, dhe në debat e sipër autori ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë. E gjithë skena ka ndodhur në prani të fëmijëve dhe të gruas së 42-vjeçarit.

Pas kësaj, autori është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që 42-vjeçari Keli Hoxha është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.

Ai nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën sapo ka mbërritur në spital.

Në vendngjarje kanë qenë të gjithë drejtuesit e DVP-së Berat, prokurori dhe efektivë të shumtë policie. Pas disa orësh kërkime, policia ka lokalizuar autorin dhe e ka arrrestuar. Ai u gjet i fshehur tek "Shpella e Memecit", përballë Urës së Goricës.

Sipas policisë, 63-vjeçari Kristo Mema rezulton i dënuar më parë për vrasje.

Vrau me mjet prerës (thikë) gjatë një konflikti të çastit 42-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes,  pas 4 orësh ndjekjeje nga Policia, kapet dhe vihet në pranga 63-vjeçari.

Në vijim të informacionit të dhënë mbi vrasjen me mjet prerës (thikë) të shtetasit K. H., shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, ushtruan kontrolle intensive duke mundësuar lokalizimin, në lagjen Kala, në afërsi të Tabjes, të autorit të dyshuar të vrasjes dhe arrestimin e shtetasit K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”.

63-vjeçari, rreth orës 15:10, pas një konflikti për motive të dobëta, goditi me mjet prerës 42-vjeçarin, i cili humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Lajmi në përditësim...

1761668112_Screenshot3.jpg

Kristo Mema, autori

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:24
Berat/ Vrau me thikë 42-vjeçarin, momenti kur autori shoqërohet në komisariat

 

Janë publikuar pamjet kur 63-vjeçari Kristo Mema, autor i vrasjes me thikë ditën e sotme në Berat, është shoqëruar në komisariat.

63-vjeçari ka qëlloi me  thikë ditën e sotme 42-vjeçarin, Keli Hoxha, pas debatit për çmimin e fotove me kalin që bënë fëmijët e tij.

Sipas policisë, Mema rezulton i dënuar më parë për vrasje.

Pas disa orësh kërkime, ai u arrestua mbrëmjen e sotme nga policia, teksa qëndronte i fshehur tek "Shpella e Memecit", përballë Urës së Goricës.

K.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endrju: 29/10/2025 06:47

    Futuni një plumb plehres, la jetim femijet

    Përgjigju
  • Turi: 29/10/2025 02:48

    Kalbeni në burg kyt pler

    Përgjigju
  • dori: 29/10/2025 00:35

    C'FARE KRIMINELI,,,, NDYRESIRE....VRITET TJETRI SEPSE KUNDESHTON OSE TE PYET PSE BEN KAQ SHU.E XHIROJA ME KALE.....SI LEJOHET KY PERSON KUR DIHET SE K QENE DHE ME PRE I DENUAR PER VRASJE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?