Jorge Mario Bergoglio, i lindur më 17 dhjetor të vitit 1936, njohur në Kishën Katolike të cilën ai do ta udhëheqë prej ditës së sotme, si Papa Françesku, ka lindur në Buenos Aires. Ai është një ndër pesë fëmijët e një punonjësi italian të hekurudhës. 76-vjeçari argjentinas konsiderohej si një figurë e devotshme dhe me influencë në Kishën Katolike, ndonëse jo një favorit i qartë dhe i diskutuar për të qenë pasardhësi i Benediktit të XVI. Papa Françesku është i pari pijes shpirtëror nga Amerika e Jugut, në të gjithë historinë e Kishës Katolike.
Ai studioi dhe u diplomua për inxhinieri kimike në universitetin e Buenos Aieresit, ndërsa më pas zgjodhi të bëhej prift dhe u regjistrua në seminarin e priftëirinjve në Villa Devoto. 11 marsi i vitit 1958 ishte data kur ai bashkua shoqërisë së Jezusit, ndërsa filloi studimet e larta për shkencat humane në universitetin e Santiagos në Kili dhe në fund të vitit 1963 ai u kthye në vendlindjen e tij në Argjentinë.
Po këtë vit Bergoglio u shugurua si prift, ndërsa në vitin 1973 ai u zgjodh provincial i Argjentinës, një poste të cilin Bergoglio e mbajti për plot 6 vite. Në vitin 1992 Papa Gjon Pali e emërtoi atë peshkop titullar i Auca dhe ndihmës peshkop i Buenos Airesit, ndërsa papa i ri njihet dhe si autor i disa librave me tematike fetare.
PAPA UDHETON ME AUTOBUZ DHE I APASIONUAR NDAJ FUTBOLLIT
Bergoglio është shfaqur gjithmonë si një njeri mjaft i thjeshtë, jo vetëm në Argjentinë, por edhe ne vende të tjera, lëvizë gjithmonë me autobus. Gjithashtu Papa Françsku, i cili tashmë është në krye të institucionit të Kishës Katolike, është shumë i apasionuar edhe ndaj futbollit. Ai bën tifo për një nga skuadrat e njohura argjentanase, San Lorenzon, një nga 5 skuadrat më të rëndësishme të Buenos Aires.

13 FAKTE PER PAPA FRANCESKUN I
I pëlqen të udhëtojë me autobus dhe ka jetuar për mëse 50 vjet vetëm me njërën anë të mushkërisë, pasi pjesën tjetër e hoqi kur ishte i ri për shkak të një infeksioni.
Fakti i tretë është është djali i një punëtori italian hekurudhash dhe është trajnuar si kimist.
Më pas është Papa i parë jo-Evropian i kohëve moderne që mendon se adoptimi i fëmijëve nga homoseksualët është një formë diskriminimi për fëmijët, por beson se përdorimi i kondomëve mund të lejohet në mënyrë, që të parandalohen infeksionet.
Vijomë në faktin e 7 në vitin 2001 ai lau dhe puthi këmbët e një pacienti të prekur nga AIDS.
Më pas flet në mënyrë të rrjedhshme tre gjuhë të huaja, italisht, spanjisht dhe gjermanisht.
Deri më tani ka jetuar në një apartament të vogël, duke shmangur rezidencën formale të peshkopëve.
Ai i tha Argjentinasve nëse do të ishte ai i përzgjedhuri të mos udhëtonin drejt Romës për të festuar zgjedhjen e tij, por t`ia jepnin paratë, që do të shpenzonin të varfërve.
Ai besohet të ketë qenë favoriti i Konklavës së zgjedhjes së Papës në vitin 2005 dhe është bashkëautor i një libri në gjuhën spanjolle, që titullohet “Sobre el Cielo y la Tierra” (Në qiell dhe në Tokë), që mund të blihet në formatin dixhital.
Dhe fakti i 13 për sa i përket debateve të doktrinave kishtare, ai ka kritikuar priftërinjtë që refuzojnë të pagëzojnë fëmijët e nënave të vetme.
Redaksia Online
(Gre.M/l.ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com