Bëri 53-vjeç sot, Rama falënderon
qytetarët për urimet e ditëlindjes 

Bëri 53-vjeç sot, Rama falënderon<br />qytetarët për urimet e ditëlindjes 
Kryeministri Edi Rama festoi sot 53-vjetorin e tij të lindjes.

Përmes një postimi në “Facebook’, kreu i qeverisë falënderoi qytetarët dhe simpatizantët për urimet.

Ai madje veçoi edhe një urim, i cili ka pëlqyer më shumë nga të gjithë.

POSTIMI I RAMES
Faleminderit për çdo urim Tuajin❤

Urimi i ditës ishte: Gëzuar! Sot je më i ri se vitin tjetër😂 Në fakt, jam aq i vjetër sa gjërat që di dhe aq i ri sa gjërat që nuk di😉. 
rama

Kryeministri Rama feston ditëlindjen komentuesit: Edhe 100 se na duhesh
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar pamjet nga Bënja e Përmetit me ndryshimet që po pëson pas restaurimeve, që po bëhen.

“Ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga Bënja e Përmetit, e shpallur Qendër Historike në janar të 2017, ku kemi filluar punën tanimë për restaurimin e kishës për të vijuar më tej me rilindjen e vlerave historike e turistike të gjithë zonës” shkruan Rama.
 
Por 4 Korriku nuk është një ditë e zakonshme për kreun e qeverisë, pasi  sot feston ditëlindjen.
 
Një fakt i tillë nuk u ka shpëtuar komentuesve, pasi i kanë shprehur urimet për ditën e lindjes.
 
Sot kryeministri Rama feston ditëlindjen e 53-të, ndërsa vjen pas një momenti shumë të mirë, pasi siguroi një fitore të thellë duke marrë 74 mandate në zgjedhjet e 25 qershorit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre