Analisti Roland Lami 2 ditë më parë u arrestua pasi duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur, dhe si pasojë ka humburi kontrollin dhe është përplasur me derën e një biznesi.

Ditën e sotme atij i është dhënë masa e arrestit 'detyrim paraqitje' nga Gjykata e Tiranës.

Roland Lami, 48 vjeç, është i njohur në botën e medias, pasi është pedagog, profesor i shkencave politike dhe analistë. Gjithashtu, ai  ka botuar me dhjetëra artikuj në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.