I shkrumbuan 'Benzin' para shtëpisë, 27-vjeçarja nga Bilishti akuza deputetit të PD-së: Më ka djegur makinën se jam në konflikt me të! Nallbati: Shpifje

I shkrumbuan 'Benzin' para shtëpisë, 27-vjeçarja nga Bilishti akuza deputetit të PD-së: Më ka djegur makinën se jam në konflikt me të! Nallbati: Shpifje

Deizi Arapi dhe makina e saj e djegur

KORÇË- Makinës së Deizi Arapit, emri i së cilës u bë i njohur një muaj më parë pasi u arrestua se fyeu e kundërshtoi efektivët e policisë, i është vënë flaka, para shtëpisë së saj në Bilisht, ku edhe e kishte parkuar.

Sipas policisë zjarrvënia është e qëllimshme, ndërsa, vetë 27-vjeçarja akuzon, ish-kryetarin e bashkisë së Devoll, Bledion Nallbati, i cili është aktualisht deputet i PD-së, se ai fshihet pas zjarrvënies së makinës së saj.

Sipas 27-vjeçares, konflikti ka lidhje me pushimin nga puna të së ëmës së saj në bashki, teksa bëri të ditur se ditën e djeshme, e ka ndjekur një person, i cili sipas saj është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Ajo tha se në vend ngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant, ashtu si herën e kaluar kur iu dogj makina për herë të parë.

‘Ka të bëjë me heqjen e mamasë sime nga puna e hoqi në mënyrë mizore, ajo ishte pastruese. Pata një konflikt me kryetarin Bledion Nallbati që më përplasi derën turive. Që prej asaj kohe u dogj makina ime në 2018.  Jam e sigurt që ai person ka futur një person tjetër që punon në karburantin e tij. Kjo është arsyeja themelore. Personi që ka djegur makinën time punon në karburantin e Bledion Nallbatit dhe shishja e benzinës që është gjetur është marrë nga i njëjti karburant. Policia nuk ka nxjerrë gjë, por këto janë dyshimet e mia.’’- tha ajo.

Nga ana e tij, ish-kryebashkiaku i PD-së së Devollit, Bledion Nallbati, i mohon akuzat dhe deklaron se do të bëjë kallëzim për shpifje ndaj 27-vjeçares.

Nga dëshmia e saj pranë policisë na bëhet e ditur se ajo ka përmendur disa emra të personave (rreth 10 persona), të cilët dyshon se mund të kenë ndërmarrë aktin e djegies së makinës së saj përpara banesës. Të njëjtat burime theksojnë se po hetojnë në disa pista, ku po marrin në pyetje personat e përmendur në dëshminë e 27 vjeçares.

Deri tani janë kryer disa shoqërime. Burimet për Report Tv gjithashtu thonë se vajza ka pasur shumë konflikte të hapura, gjë e cila vështirëson verifikimin e autorëve të ngjarjes. Për organet policore çështja është konsideruar me rëndësi për t’u zbardhur sepse do të zbardhja do të japi një sërë përgjigjesh mbi ngjarjet e ndodhura të më parë dhe që kanë lidhje me të renë.

Emri i Deizi Arapit nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi një muaj me parë 27-vjeçarja nga Bilishti, u arrestua për prishje të qetësisë publike dhe se fyeu e kundërshtoi me dhunë efektivët e policisë, ndërsa është ndjekur penalisht në gjendje të lirë motra e saj 23 vjeçe.

Kujtojmë se edhe në vitin 2018, 27-vjeçares i dogjën makinën që dyshohet se mund te ishte bërë për hakmarrje, mes vajzash.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:27
E ‘forta’ e Bilishtit tha se i dogji makinën, reagon deputeti i PD-së: Do ta kallëzoj për shpifje

1664105523_page.jpg

Deputeti i PD-së Bledion Nallbati, i është përgjigjur akuzave të Deizi Arapit, se ky i fundit i ka djegur makinën pas një konflikti të mëparshëm pmes tyre.

Ish-kryebashkiaku i PD-së, i mohon akuzat dhe deklaron se do të bëjë kallëzim për shpifje ndaj 27-vjeçares.

‘Jam i habitur nga këto akuza. Unë kam pasur vetëm një konflikt verbal kur isha kryebashkiak, por asgjë më tepër. Besoj se është nxitur nga dikush tjetër për të bërë këto akuza. Sa i përket punëtorit tim nuk mbaj përgjegjësi për çdo punëtor që kam, me kë zihen dhe çfarë bëjnë. Sapo të kthehem nga Gjermani do të bëj një kallëzim për shpifje.’- tha ai.

Ora 12:25
I shkrumbuan makinën, zbardhet dëshmia e 27-vjeçares nga Bilishti: Herën tjetër do më gjeni në ndonjë kanal! As kam vrarë, as kam prerë

27-vjeçarja Deizi Arapi akuzon, ish-kryetarin e bashkisë së Devollit, Bledion Nallbati, i cili është aktualisht deputet i PD-së, se ai fshihet pas zjarrvënies së makinës së saj. Sipas 27-vjeçares, konflikti ka lidhje me pushimin nga puna të së ëmës së saj në bashki, teksa bëri të ditur se ditën e djeshme, e ka ndjekur një person, i cili sipas saj është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbati.

'Ka të bëjë me heqjen e mamasë sime nga puna e hoqi në mënyrë mizore, ajo ishte pastruese. Pata një konflikt me kryetarin Bledion Nallbati që më përplasi derën turive. Që prej asaj kohe u dogj makina ime në 2018.  Jam e sigurt që ai person ka futur një person tjetër që punon në karburantin e tij. Kjo është arsyeja themelore. Personi që ka djegur makinën time punon në karburantin e Bledion Nallbatit dhe shishja e benzinës që është gjetur është marrë nga i njëjti karburant. Policia nuk ka nxjerrë gjë, por këto janë dyshimet e mia. Ka qenë i njëjti person që ka qenë mbrëmë duke më ruajtur, kemi shkëmbyer dy fjalë bashkë, por duket që ka qenë në pritje të parkimit të makinës sime dhe më pas të kryente aktin. I lutem shtetit të verë dorën në zemër, është hera e dytë, herën e tretë besoj do më gjeni kanaleve e sigurt'.- kjo është deklarata e Deizi Arapit, të cilës gjatë natës i dogjën makinën.

Ajo pretendon se i ka me emra dhe me fakte personat që e kanë kryer këtë akt. Gjatë një prononcimi për mediat, e reja nga Korça i bën thirrje shtetit për ndihmë. Ajo thekson se kjo është hera e dytë që i është djegur mjeti.

“I bëj thirrje shtetit shqiptar se është hera e dytë që më djegin makinën, është hera e dytë që ndodh në një interval kohe prej 4 vitesh. Unë jam femër. As kam vrarë, as kam prerë, as kam bërë ndonjë krim që të ngrihem në orën 2 e gjysmë të natës dhe të gjej këtë që shikoni dhe vetë. Ju lutem se jeta ime është në rrezik, nuk mund të fle dot e qetë. Nuk mund të dal dot. Nuk mund të parkoj dot makinën jashtë shtëpisë se do e gjej në këtë gjendje. Unë kam dyshimet e mia se kush ma ka bërë. Kam parë skenën, kam parë personin që më ruante, i kam me emra, i kam me fakte. Personi është treguar neglizhent se ka harruar edhe bidonin e benzinës që e ka hedhur. I kërkoj shtetit që të paktën kësaj radhe të verë dorën në zemër, se kemi familjarë në shtëpi”, shprehet Arapi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/09/2022 23:15

    <<Zonjeza>> kerkon //financim//, sepse nga pamja dhe menyra e jeteses nuk duket si bija e nje pastuese.Cfare nuk bejne disa njerez per te zhvatur para! Dyshoj se makinen e ka djegur vete,ose ka vene ndonje dashnor t'ia djege.Me sa duket,te zhvatesh e t'ju besh shantazh politikaneve,apo zyrtareve,ka me shume leverdi se sa te demshperblehesh nga inshurencat e makinave!!

    Përgjigju
  • Beni: 25/09/2022 20:34

    Larje hesapesh per pune dashnoresh !

    Përgjigju
  • gjergji: 25/09/2022 16:59

    Kto qe jane te PD se Salukut te gjithe njesoj jane.Jane thjeshte hakmarres e hajdut,mashtrues e manipulator.Thjeshte terrorista te ndyre shqiptar. Kush do qofte te pergjigjet para organeve te drejtesis ai qe "shkatrron" apo vjedh pronat private.Koha Salukut e Mulit ka mbaruar.

    Përgjigju
  • Votuesi: 25/09/2022 16:54

    Vetem ky fakiri do kete mbetur pa “votuar” te kuti e kesaj ????????????

    Përgjigju
  • Hasoni: 25/09/2022 15:08

    Kjo ishte ajo gangsterrja qe terrorrizoi naten lagjet e qytetit edhe ofendoi policet? E tani kerkon mbrojtje??? Na mbyten bundrat.

    Përgjigju
  • Çolja: 25/09/2022 12:46

    As ke vrarë as ke prerë ti të q..... surratin po në burg ke futur ndonjë apo i ke rënë ndonjërit në qafë që ka qenë në hallet e tij ashtu do ta pësosh ti edhe ato si puna jote që u bini në qafë të tjerëve që janë në hallet e tyre do paguani për ç'farë keni bërë nuk do shpëtoni dot femra spiune të degjeneruara.

    Përgjigju
  • Agjenti: 25/09/2022 11:20

    Perplasje mes hillash

    Përgjigju
  • genti: 25/09/2022 10:04

    hajde edhe nje per bilisht se u mbush....

    Përgjigju
    • Agjenti: 25/09/2022 11:20

      Ahahahahah

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria shpërblim 5 mijë lekë për pensionistët, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ori Nebijaj mbyll ‘Për’puthen’ për t'u futur në Kuvend: Do bëj maksimumin si deputete

Ori Nebijaj mbyll ‘Për’puthen’ për t'u futur në Kuvend: Do bëj maksimumin si deputete