Pasi është arrestuar, gjatë kontrollit në makinën e tij policia gjeti gjithashtu edhe 55 gramë kanabis si dhe një thikë metalike.
Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve'' , ''Prodhim dhe mbajtja pa leje të armëve të ftohta'', ''Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive,racës dhe feve'', dhe ''Mosbindja e urdhrit të ligjshëm të punonjësit të rendit publik''
Njoftimi i plotë i policisë:
Sarandë
Policia e Sarandës arreston në flagrancë një shtetas për disa vepra të ndryshme penale! Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin : Dhimo Korini, 47 vjeç, banues në Pecë-Finiq,Sarandë.
Policia e Sarandës ka konstatuar në mjetin e tij tip ''Suzuki'', një sasi lënde narkotike prej 55 gram të dyshuar si ajo e Cannabis Sativa si edhe një armë të ftohtë prerëse (thikë metalike).
Gjithashtu ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim policor prej strukturave të DVP.Gjirokastër, për veprën penale ''Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive, racës dhe feve'', si edhe për veprën penale të ''Mosbindjes së urdherit të ligjshëm të punonjësit të rendit publik''.
Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve'' , ''Prodhim dhe mbajtja pa leje të armëve të ftohta'', ''Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive,racës dhe feve'', dhe ''Mosbindja e urdhërit të ligjshëm të punonjësit të rendit publik'', parashikuar nag nenet 283/1, 279, 265, 242 të Kodit Penal.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com












