Bëri thirrje për një armëpushim urgjent në Gaza, Josep Borrell mbështet Guterres

Bëri thirrje për një armëpushim urgjent në Gaza, Josep Borrell mbështet Guterres

Josep Borrell

1700239881_borrell.PNG

Josep Borrell

Izraeli ka kundërshtuar thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për një “armëpushim humanitar”. 

Guterres paralajmëroi se sistemi humanitar në Gaza mund të shembet dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të shmangur një “katastrofë”.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u ka kërkuar shteteve evropiane që të mbështesin Guterres.

“U kërkoj anëtarëve të BE-së të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe partnerëve me të njëjtin mendim që të mbështesin OKB-në dhe thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm AntonioGuteres. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duhet të veprojë menjëherë për të parandaluar një kolaps të plotë të situatës humanitare në Gaza”, postoi ai në X (ish-Twitter).

Franca dhe Malta janë dy shtetet e vetme të BE-së në mesin e 15 që përbëjnë Këshillin aktual të Sigurimit.

Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen kishte thënë në X se “thirrja e Guterres për një armëpushim në Gaza përbën mbështetje të organizatës terroriste Hamas”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gaza, vritet djali i ministrit izraelit! Rritet bilanci, mbi 17 mijë palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur

Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur